Kurbin, 15 qershor 2014 – Policia ka arrestuar një 50-vjeçar i cili kërcënonte një 49-vjeçare për të kryer dhe marrë pjesë në orgji. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Sanxhak dhe ka lënë pa fjalë edhe efektivat e policisë së Kurbinit, të cilët e kanë patur disi të vështirë për t’a besuar edhe vetë në momentet e para të kallëzimit.
Çështja u mbyll me arrestimin e Sander Ricës me akuzën e kërcënimit dhe përndjekjes. Rica baba i katër fëmijëve, sipas policisë prej vitesh bënte orgji me gruan e tij M.Rica 46 vjeçe dhe të dashurën D.P, 49 vjeçe. Historia u zbulua kur e dashura donte të hiqte dorë.
Rica kërcënonte 49-vjeçaren në banesën e saj, për të ruajtur orgjinë. Rica përfitonte dhe nga fakti se Desdemona P., jetonte e vetme me 3 fëmijët pasi burri ishte emigrant dhe rrinte në Greqi. Rica e kërcënonte me jetë dhe e kanoste me faktin se do hapte fjalë se ai dhe 49-vjeçarja ishin të dashur.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





