Një 50-vjeçar nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka vjedhur një celular në një pikë servisi në Durrës.
Policia e Durrësit njofton sot se është arrestuar në flagrancë Muharrem Boshnjaku, pasi në lagjen nr. 12, në një dyqan servis celularësh, në pronësi të shtetasit A.V. 58 vjeç, ka vjedhur telefonin celular të markës iPhone 5.
Materialet në ngarkim të 50-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.