Një lidhje e fshehtë mes një 50-vjeçari dhe një adoleshenteje për pak ka përfunduar në tragjedi. Vajza 17 vjeçe ka tentuar të vrasë veten ditën e sotme, pasi i dashuri i saj 50-vjeçar i bënte presion që të mos tregonte për lidhjen e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lishan të Epërm në Dibër, ku policia arrestoi 50-vjeçarin Hajredin Murrja. Policia bën të ditur se 17-vjeçarja me inicialet A.S,  në kushte të rënda psikologjike, ka tentuar për t’u vetëvarur me litar në kasollen e druve, por pasi është zbuluar nga familjarët, është dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë në gjendje të rëndë.

S.L.