14 shtator 2013-Një ngjarje është shënuar mëngjesin e sotëm në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet, ku një person është plagosur me armë në dalje të banesës. Të shtënat e pistoletës kanë tronditur banorët e kësaj zone rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes bën me dije se nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur 55 vjeçari Bedri Dulla. Mësohet se ndaj të plagosurit është shtënë me një armë tip pistoletë, sapo ka dalë nga banesa e tij.Menjëherë i plagosuri është dërguar në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta, por paraprakisht dyshohet se ndaj të plagosurit ka hapur zjarr vetëm një person, i shpallur tashmë në kërkim.
–





