Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të një firme ndërtimi në Patos, pasi një ditë më parë një punëtor 50-vjeçar humbi jetën.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit: N.D, 59 vjeç, banues në Patos, me detyrë drejtues teknik i një firme ndërtimi (e cila riparonte parkun e automjeteve në qëndrën e prodhimit të naftës në Kuçovë).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 11.03.2019, punonjësi i kësaj firme u rrëzua nga një lartësi dhe për pasojë gjeti vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”, të parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.





