Arrestohet një 23-vjeçar në Shkodër, i shpallur në kërkim për kanosje dhe dhunë për dhënie pasurie.
Fatjon Muça, 23 vjeç, ka kërcënuar vazhdimisht me disa fotografi një vajzë. Ai i kishte marrë të resë disa fotografi nga rrjeti social Facebook dhe për mos publikim të tyre i ka kërkuar shumën prej 500 eurosh.
Shkak për hetimin ndaj tij u bë denoncimi i të dëmtuarës me banim në kryeqytet, gjë që çoi në arrestimin e tij.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë në 15 dhjetor, e ka dënuar me 320 ditë burg për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.