Emisioni “STOP”, që transmetohet në Televizionin Klan, solli këtë të mërkurë historinë e mashtrimit të gati 100 personave, të cilët kundrejt pagesës prej 500 eurosh do të kishin mundësi punësimi në shtetin e Kazakistanit.

Albert Boja dhe Ervin Shati janë dy prej viktimave që janë bërë pre e këtij mashtrimi nga Adriatik Rroshi dhe Agron Oga.

Albert Boja – Problemi jonë është që ne kemi dhënë 500 euro Adriatik Rroshit dhe Agron Ogës kundrejt një vize pune. Pasi të shkonim ne atje do të punonim në ndërtim.

Si u njohët ju me këto dy persona?

Ervin Shati – Me atë Agronin kemi qenë më parë në Kazakistan.

Kur ju i dhatë lekët çfarë deklaroi ai? Ju dha siguri?

Ervin Shati – Jo nuk na dha asnjëlloj sigurie.

Albert Boja – Këta dy personat nuk pranuan që të bënin me noter asnjëlloj marrëveshje. Thjesht ne lekët ia dhamë në dorë.

Gjatë kësaj kohe duke qenë se e patë që u mashtruat ju vajtët në policinë e Elbasanit të denonconit?

Albert Boja – Po, shkuam në policinë e Elbasanit, bëmë denoncimin për hallin që kishim.

Kur e keni bërë këtë denoncim?

Albert Boja – Po bëjmë gati një muaj e pak.

Akoma nuk keni asnjë përgjigje?

Albert Boja – Jo!”

Nëpërmjet kamerës së fshehtë dalin në pah sesi bëhen pazaret nëpërmjet sekserit dhe qytetarëve, të cilët kërkojnë të ikin jashtë për të fituar më tepër të ardhura.

Sekseri – Tani thashë e si ta bëj unë… Më thuaj 70 veta tani me mirëbesim të këtij.

Sekseri – Tani si do ta bëj unë ty? Ky është ndryshe.

Sekseri – Si do ta bëj unë këtë veprim?

Sekseri – Nejse, ja e bëmë, por a do kem unë kujdes se ky muhabet do të dalë.

Sekseri – Kush të regjistroi ty? Filani. Po kush është filani? Se të gjithë ju jeni çuna të një zone.

Sekseri – Po gjithë zona atje merret vesh. Do të dali muhabeti, o burrë.

Sekseri – Tha, po sa ke bërë? Unë për vete dua 500 euro.

Sekseri – 50 euro i dua unë është kafja ime. Të vij unë vërdallë.

Qytetari – Normal, ajo është…

Sekseri – Me qenë me sinqeritet, nuk dua unë.

Qytetari – Edhe unë me qenë, jo vetëm ti.

Sekseri – Me të thënë ty…

Qytetari – Është angari, o burrë.

Sekseri – 50 euro i dua unë. A fitoj, a nuk fitoj është puna ime. Ç’ rëndësi ka kjo? Ajo nuk të intereson ty.

Qytetari – Puna është të bëhet puna.

Sekseri – Pjesa tjetër u kalon atyre tek zyra, sesi i ndajnë ata sërish mua nuk më intereson. Mua më intereson pjesa, që të mbarojmë punë e të ikim. Edhe unë dal i nderuar edhe ai tjetri që ka hedhur ato lekë do të iki.

Sekseri – Atë muhabet që thua ti nuk të ndihmoj dot unë.

Sekseri – A, do me e bërë kështu ti? Hipi fugonit, po gjeje atë ti dhe ik e çoja Gonit. Tek unë jo.

Qytetari – Po!

Sekseri – Ti për mua merr milionat aty, nuk më intereson. Mua më sill pjesën time.

Qytetari 2 – Jemi shtatë gjithsej ë?

Sekseri – Po!

Qytetari 3 – Unë kam për tre persona. Që bëjnë?

Qytetari 4 – 1500 euro.

Qytetari 3 – Shikoji vetë.

Sekseri – A i ke numëruar?

Qytetari 3 – Unë i kam numëruar, po numëroji edhe ti.

Sekseri – Vetëm mos u nisni me pishman.

Qytetari 3 – Me pishman jo, o vëlla.

Qytetari 2 – Jo me pishman s’jemi nis.

Qytetari 4 – Ne jemi nis me mirëbesim ngaqë njohim këtë personin.

Më pas gazetarja e “STOP” i është drejtuar Policisë Rajonale të Elbasanit për të pyetur nëse është bërë e mundur kapja e këtyre dy personave, që kishin mashtruar këta shtetas. Në përgjigjen e ardhur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit thuhet se:

Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan filluan proçedimin penal ndaj shtetasit:

O, 46 vjeç banues në Kavajë.

Gjithashtu u referuan materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

RR, 43 vjeç banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin gjatë muajit shtator – tetor 2016 dyshohen të kenë mashtruar rreth 100 persona, duke ju marrë 500 Euro secilit, për t’i dërguar në Kazakistan, për të punuar.