Kjo javë ka nisur për Italinë me numrin gjithnjë e në rritje të kurbës pandemike Covid-19 por dhe me një numër rekord pacientësh të shëruar.

Italia ka regjistruar në  24 orët e fundit  504 viktima e 27,354 të infektuar më shumë. Ndërsa numri i të infektuarve aktivë pozitivë është sot 717,784.

Gjithashtu janë regjistruar një numër mjaft i lartë pacientësh të shëruar. Janë 21,554 të shëruar më shumë se dje e numri i përgjithshëm i tyre që nga nisja e pandemisë ka arritur në  442, 364.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali është sot 1,205,881, ndërsa i viktimave 45,733. Për ministrin italian të Shëndetësisë Roberto Speranza kjo javë është vendimtare për të përcaktuar nëse masat e regjimit të lockdown-ve territorialë po funksionojnë.