Nga Flamur Vezaj
- Ika sepse nuk kisha siguri per vete e familjen!
- Ika sepse nuk kisha siguri ne pune!
- Ika sepse nuk paguhesha sa duhet!
- Ika sepse nuk merrja rrogen ne kohe!
- Ika se une duhet te isha 24 ore ne gadishmeri e pronarin nuk guxoje ta pyesje pse vononte rrogen!
- Ika sepse larg qofte nje semundje ne familje duhet te merrje kredi ne banke per shpenzimet!
- Ika sepse shteti nuk te ofronte siguri e ndodhte qe shtetaret te “shisnin” te kriminelet”!
- Ika sepse kercenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqt!
- Ika sepse te shpallurit ne kerkim i gjejne me shpesh vrasesit e jo policia!
- Ika sepse edhe po te ndodhte dicka ne kryet te detyres pas tre dite asnje nuk kujtohet per ty!
- Ika sepse nuk doja te behesha “mercenar” i partive dhe krimineleve!
- Ika sepse drejtesine duhet ta paguash qe ta gezoje!
- Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nusen nga puna!
- Ika sepse sa here nderrohej drejtori institucionit duhej me shku me i gjet mik qe mos te heqin nusen nga puna!
- Ika sepse ne administrate promovohen militantet dhe jo specialistet!
- Ika sepse krimineli eshte me i respektuar para ligjit se qytetari i thjesht!
- Ika sepse femijet e hajduteve te prones publike fshijne djersen me 500 eurosha!
- Ika sepse arsimi eshte shkaterruar, eshte bere mesues edhe nje me diplome te blere e drejtor ai qe eshte denuar per shitje diplomash!
- Ika sepse duhej te fusje mik per te fut femijet ne kopsht!
- Ika sepse qe ne kopsht duhet te bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj!
- Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) ti nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin!
- Ika sepse duhet te prisje ne radh qe te blesh librat e femijes!
- Ika sepse femija ne shkolle nuk bente pushim te gjate se skishte ambiente!
- Ika sepse femija nuk merrte dijen e duhur se mesuesja kishte 38 nxenes!
- Ika sepse cdo muaj duhet te furnizoje klasen e femijes me letra A4 e sende tjera te nevojshme qe shkolla nuk ia siguronte!
- Ika sepse ne cdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla!
- Ika sepse femija ngrohej me frymemarrjen e shokeve e shoqeve ne klase!
- Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte!
- Ika sepse shendetesine e ka marr lumi!
- Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevoj!
- Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke!
- Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar!
- Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temeperature!
- Ika sepse ne Spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumshtin!
- Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje!
- Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori!
- Ika sepse kriminelet kane dal nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!
- Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve!
- Ika sepse mungon cdo sherbim social!
- Ika sepse ushqimet qe blen nuk i kontrollon njeri!
- Ika sepse edhe studentet e mjekesis po i marrin provimet me para!
- Ika sepse per nje gervishtje makine vritesh!
- Ika sepse edhe ujin e pijshem nuk e ke te garantuar dhe duhet blere me shtrenjte nga te gjithe vende e rajonit!
- Ika sepse fatura e dritave te vjen ne baze te tekave te faturistit!
- Ika sepse per te paguar nje pastruese per shkallen duhet te ziheshe me komshinjet!
- Ika sepse kompanit celulare te vjedhin cdo dite dhe asnje nuk e can koken!
- Ika sepse per parkingun duhet te paguash e po ta vodhen makinen nuk ta gjen njeri!
- Ika sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente ne zhdukje!
- Ika sepse politikanet nuk japin llogari por kerkojne nga qytetaret kur ankohen!
- Ika sepse asnje politikane nuk perfundoj ne burg per korrupsion e vjedhje te prones publike apo edhe per shkaterrimin e Shqiperise!
- Ika sepse u lodha nga gara e pacipe e politikaneve se kush e kush ta rrenoje me shume kete vend…..etj etj etj… ### P.S.
Mos me thoni qe nuk jane te verteta te gjithe keto! E qe mendoj se jane arsyet qe edhe shume shqiptar si puna ime jane larguar e po presin mundesin e largimit nga vendi, per fat te keq!!!