Shqipëria ka një "ushtri" me menaxherë lojtarësh, por shumë pak prej tyre i sjellin fitime kampionatit shqiptar. Edhe pse gjithmonë në provimet për licencën e FIFA-s ka emra pa fund, shumë pak prej tyre gjatë një viti kryejnë transaksione dhe ndihmojnë futbollin shqiptar që të eksportojë futbollistë në Europë. Të gjithë së bashku në një vit, asnjëherë nuk kanë transferuar 50 lojtarë nëpër kampionate të huaj, duke treguar se ndonëse lista është e pafund e menaxherëve është e kotë e shumë pak prej tyre bëjnë punë. Shumica këtë profesion e kanë si punë të disatë dhe në shumë raste ata kanë vite që nuk e ushtrojnë profesionin, ose kthehen tek kjo punë me hope.
Një gjë e tillë jo vetëm që bllokon lojtarët shqiptarë që ndonjëherë me ndonjë kontratë të firmosur që kur kanë qenë të rinj nuk lëvizin dot kur kanë mundësi reale për të luajtur jashtë Shqipërisë. Ka edhe nga ata menaxherë që punojnë, por ata numërohen me gishta. Më së shumti ata mundohen që të sjellin futbollistë nga jashtë, sesa të çojnë shqiptarët nëpër Europë. Fakti që në Shqipëri ka shterpësi transferimesh dhe pse ka menaxherë me okë kjoështë kuptuar edhe në federatë. Shumë prej drejtuesve të këtij institucioni prej javësh janë duke menduar një zgjidhje me optimale. Madje, FIFA-s i është dërguar një letër që kërkon nga organizmi që të skarcojë ata menaxherë të cilët nuk kanë bërë asnjë transferim këto kohë dhe që tashmë nuk duhet ta mbajnë titullin “Menaxher i FIFA”-s.
Me të gjitha gjasat nga më shumë se 50 menaxherë, në fund të janarit ata do të reduktohen në më pak se 40 menaxherë. Gjithsesi, futbollit shqiptar më shumë se numri dhe emri i duhet, produkti që mungon nga kjo kategori e futbollit. Nga Ervin Skela tek Agim Cana, ja cilët janë menaxherët shqiptarë. Për të kuptuar se cilët janë menaxherët shqiptarë është shumë e lehtë. Mjafton të hysh në faqen e internetit të FIFA-s. Pothuajse shumica e ish-lojtarëve të Kombëtares në vitet 1998-2006 janë tani menaxherë. Florian Myrtaj, Adnan Ocelli, Altin Rraklli, Ervin Skela, Fatmir Vata, Ervin Fakaj e të tjerë punojnë në këtë profesion prej vitesh. Në listë është edhe babai i Lorik Canës, Agimi apo ish-anëtari i komitetit Alfred Bode. Për t’u shënuar edhe një femër menaxhere lojtarësh. Quhet Iriela Kasemi, por edhe menaxherë të tjerë të njohur në botën e futbollit shqiptar.
Nga Olsi Avdiaj