Një grua në SHBA ka thyer rekordin, pasi që nga viti 1978 ajo është arrestuar 396 herë me 83 emra të ndryshëm. Ajo quhet Shermain Miles dhe është e njohur gjerësisht në Çikago, qyteti më i dhunshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Polica bën me dije se në 92 raste ka përfunduar në pranga për vjedhje, në 83 raste për sherre, në 59 raste për prostitucion, në 5 të tjera për grabitje.
Përballë një aktiviteti të tillë kriminal, dënimet ndaj saj kanë shkuar deri në 37 vjet, për shkak se shpesh dënimet kanë qenë të shkurtra.
Tashmë gruaja është sërish në pranga, për agresion ndaj një zyrtari të lartë, ndërsa gjykatësi vendosi që gruaja t’i nënshtrohet analizave mendore, për të verifikuar nëse mund të burgoset.
Në lagjet e North Shore në Çikagos, Miles është e famshme për vjedhje dhe shpërndarje droge, duke bërë që banorët sapo ta shikojnë të lajmërojnë policinë, ku vetëm një dyqan lulesh gjatë verës së kaluar telefonoi policinë 25 herë për ta denoncuar.
Pikërisht lehtësia me të cilën 51 vjeçarja kryen një sërë veprash penale të njëpasnjëshme, shtyu gjyqtarin që të urdhërojë kontrollin e saj mendor.
Gjykatësi i tha asaj, "Të gjithë ne kemi arritur të bëjmë një marrëveshje për ju, duke ju dhënë, ndoshta për herë të parë në jetën tuaj, një dorë … por ju nuk duhet të përfitoni nga kjo për të na marrë krahun." Miles i tha gjykatësit, "Unë tashmë dua vetëm t’ju falënderoj".





