Një 52-vjeçar është gjetur sot i plagosur rëndë në aksin rrugor Sarandë-Borsh pranë fshatit Volloder.

Mësohet se shtetasi Nikoll Kola, lindur në Lezhë e banues në fshatin Gjashtë, Sarandë është gjetur i gjakosur, me fraktura të rënda në kokë.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Sarandës është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, Tiranë.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.