Një 52-vjeçar nga Korça i ka dhënë fund jetës në afërsi të kishës së Ristozit në Mborje.

Nga informacionet paraprake raportohet se viktima me iniciale M.X. është vetëvarur në një pemë në krah të urës, ndërsa u gjet nga banorët e fshatit këtë mëngjes të cilët lajmëruan policinë.

Sipas të dhënave, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor. Policia po heton lidhur me rastin.