Lidhur me rastin ku një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shit-blerje votash foli edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një dalje për mediet, Meta tha se personi në fjalë nuk ka lidhje me partinë e tij dhe se e gjitha kjo është një lojë e Bledi Çuçit.

Meta: Kjo është një lojë e Bledi Çuçit, nuk kanë lidhje me shtabin tonë. Tani do ketë lajme të tilla, të gjithë ndërkombëtarët e dinë se kush po përdor burimet shtetërore. Janë inskenime të mjera të Çuçit, një kapter i Ramës.