Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.413 persona të dyshuar për koronavirus prej të cilëve rezultojnë 529 raste pozitive.
Mësohet se brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 62, 57 vjeç), Vushtrri 3 raste (79, 71, 68 vjeç), Drenas 1 rast (66 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Kamenicë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (61 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 503 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.944.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Mitrovicë 66 raste, Gjilan 60 raste, Podujevë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 18 raste, Gjakovë 18 raste, Skenderaj 16 raste, Vushtrri 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Lipjan 12 raste, Kamenicë 8 raste, Shtime 8 raste, Drenas 6 raste, Prizren 6 raste, Istog 5 raste, Viti 5 raste, Klinë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan dhe Zubin-Potok.
Numri total i rasteve pozitive është 97.996 raste nga 475.417 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.988 raste të vdekjes.





