Policia italiane ka shkatërruar bandën shqiptare në jug të Milanos.
6 persona kanë rënë në pranga të policisë pasi akuzohen për 53 raste grabitjesh në Brescia dhe në provincat e tjera të Bergamos, Kremones, Mantovës dhe Verona.
Hajdutët shqiptarë përdornin gjithmonë të njëjtën tenikë:
Çdo bastisje ishte paraprirë nga vjedhja e një makine që më pas përdorej për të ecur qindra kilometra në autostradë për të arritur zonat rezidenciale ku banonin persona “te kamur’.
Nuk kishte plan para nisjes, por thjesht kur shikonin një shtëpi të cilën e konsideronin të lehtë për ta grabitur, ndalonin dhe vazhdonin “punën”.
Jo të gjithë anëëtarët e bandës vepronin në të njëjtën kohë, por herë pas here “bossi” përcaktonte një shofer dhe dy “zbatues”.
Të tjerët kishin detyrën t’i prisnin, të merrnin sendet e vjedhura. E vecantë ishte se ata vepronin edhe kur pronarët ishin në shtëpi.





