54 persona u plagosën nga përplasja e dy trenave në Austri. Ngjarja ndodhi në një stacion hekurudhor të Salcburgut, në orët e para të mëngjesit.

Përplasja e fortë ndodhi gjatë ndërrimit të linjave kur po bashkoheshin vagonët e dy trenave.

Autoritetet austriake nuk dhanë detaje për shkaqet e përplasjes, por dyshime ka për defekte në sistemin e frenimit ose për një gabim të makinistëve.