Një 54-vjeçar është aksidentuar ditën e djeshme teksa punonte në kalatën lindore të portit të Durrësi.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se, shtetasi me inicialet E.K., 54-vjeç, punëtor i një firme private, në proces punë është goditur në fytyrë aksidentalisht nga dera e kontenierit.

54-vjeçari mësohet të jetë në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si ngjarje aksidentale.