Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 54-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.
Sipas burimeve policore në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale V.K.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. K., 54 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase 16 vjeçe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.





