Një sasi e vogël lëndë plasëse ka plasur mbrëmjen e sotme në Katund të Ri, Durrës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, ndërsa “DurrësLajm” mëson se lënda plasëse u vendos në derën e dyqanit në pronësi të shtetasit Hysen Gashi.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale, pasi është dëmtuar qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit“, njofton policia.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri, Durrës, në derën e jashtme të dyqanit të shtetasit H. G., 54 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm qepeni i jashtëm i derës së dyqanit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.