5456 raste infektimesh të reja me Covid-19 dhe 26 viktima. Ky është bilanci i pandemisë në Itali, gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas asaj që raportojnë autoritetet italiane, në 24 orët e fundit janë kryer 104,658 tamponë, disa mijëra më pak se një ditë më parë, ndërsa të shëruarit janë 4519; 420 prej të cilëve ishin në terapi intensive.

Nga nisja e pandemisë, Italia regjistron 354,950 persona të infektuar dhe 36,166 viktima.

Rastet e shtuara ditët e fundit bënë që qeveria italiane të marrë disa masa të forta. Kështu, duke nisur nga java në vazhdim, mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura, ndërsa për shkelësit e rregullit të ri parashikohen gjoba nga 400 deri në 1000 euro,