33.979 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Itali, sipas të dhënave zyrtare. Në vend janë kryer 195.275 tamponë, 30 mijë më pak sesa një ditë më parë.

Ajo që bie në sy, është rritja me 1% e të infektuarve krahasuar me një ditë më parë në raport me testimet e kryera. Sot kanë rezultuar pozitivë 17.4% e personave të testuar.

Ndërkohë 546 qytetarë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave që në nisje të pandemisë në 45.229 persona.