Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është kapur në Varese me 55 kg kokainë.

Policia ka dyshuar për shqiptarin pasi po lëvizte në një zonë që ishte në izolim dhe pasi e ka ndjekur i ka bërë shenjë për të ndaluar po i riu është munduar të arratiset.

Efektivët kontrolluan automjetin dhe gjetën tre çanta të mbushura me pako të mbështjella me celefon të cilat përmbanin kokainë, të ndarë në pesëdhjetë pako ndërsa mbante logon “koronavirus”, me një karikaturë që përshkruante molekulën e virusit.

33-vjeçari u arrestua me akuzën e posedimit të drogës me qëllim të tregtisë. Automjeti ku ruhej droga dhe lënda narkotike u konfiskua.