Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur 55 persona, ndërsa autoritetet shëndetësore konfirmuan më shumë se 1.500 pacientë në Britani që janë prekur nga virusi vdekjeprurës.
19 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit, përfshirë një 56-vjeçar. Uellsi gjithashtu konfirmoi vdekjen e parë, një burrë 68-vjeçar në Wrexham.
171 pacientë të tjerë pozitivë me koronavirus u konfirmuan sot në Mbretërinë e Bashkuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në Britani në 1.543 të prekur, ndërsa miliona njerëz janë përfshirë tashmë nga frika prej virusit, raporton Daily Mail.
Kriza e vërtetë e koronavirusit në Britani dyshohet se po fshihet sepse autoritetet nuk po testojnë këdo që mund të ketë sëmundjen e rrezikshme për jetën, një vendim ky që shkaktoi zemërimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.





