Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi u shënuan 55 viktima nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se u regjistruan 837 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 134 235 të prekur, 52.4% prej të cilave janë burra.

Ndërkohë autoritetet raportojnë se 476 qytetare janë të intubuar, ku 79,8% e pacientëve kanë sëmundje shoqëruese dhe janë përkatësisht të moshës 70 vjeç e lart.