Emergjencat Civile në Itali raportuan një tjetër ulje të viktimave në vend në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit.
Sipas të dhënave, bëhet me dije se 55 pacientë të tjerë humbën jetën prej virusit vdekjeprurës, krahasuar me 60 që ishin një ditë më parë.
Numri i të prekurve të rinj me Covid-19 ka pësuar një rritje të lehtë, ku nga 178 raste një ditë më parë, në 24 orët e fundit u raportuan 316 të tjerë.





