Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme pasi ka rënë nga lartësia e një kantieri ndërtimi k u punonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës  ‪17:55, në Marikaj të  Vorës. Aktualisht, 55-vjeçari D. Q., është transportuar në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.