Në Shkodër një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Sipas bluve, 55-vjeçari me iniciale L. D., është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”.

“Rreth orës 07:20, në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. D., 55 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarës”, njoftoi policia.