12 gusht 2013- Prengë Doda, i cili mbeti i vrarë ditën e sotme rreth orës 05:00 të mëngjesit në fshatin Mërçi të Lezhës,është vrarë nga i biri aksidentalisht dhe jo nga grabitësit siç u dyshua në fillim.Mësohet se 23 vjeçari dhe i ati kishin dalë në kërkim të bagëtive pasi dyshonin se i kishin vjedhur, kohë në të cilën ka ndodhur dhe vrasja aksidentale. Të dy kanë dalë nga stani të armatosur të pozicionuar në dy kënde të ndryshme, ndërsa në një moment kanë shkrepur armët dhe plumbat e armës  së 23 vjecarit kane kapur aksidentalisht babain e tij, për shkak të errësirës. Fillimisht u deklarua se 55-vjecari ishte vrarë nga grabitësit, por dëshmia në polici e djalit të tij, ka ndryshuar gjithë rrjedhën e ngjarjeve. Ende nuk është identifikuar asnjë prej grabitësve që mundën të vidhnin në stan.