Një 55-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke pasi është kapur me armë zjarri pa leje.
Skuadra “DIAS” e policisë greke ushtroi kontroll në automjetin e shqiptarit dhe i zbuloi 1 pistoletë TT me dy krehëra me 14 fishekë, 2 thika, 1 taser elektrik, 1 pajisje spërkatëse me piper dhe sende që mund të përdoren për hapje dyersh.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbuluar qëllimet e 55-vjecarit shqiptar, duke mos përjashtuar mundësinë që ai të ketë pasur në plan të kryente ndonjë grabitje.