Të tjera detaje mësohen rreth ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në Durrës, ku një 55-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij në lagjen nr.16.
Në një njoftim për mediat, policia ka deklaruar se në orën 15:00, ka shkuar me ambulancë pa shenja jete, në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi Dashamir Arapaj, banues në Durrës.
Sipas burimeve zyrtare, nga kqyrja paraprake e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet për vdekje natyrale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





