Një 56-vjeçar u ndalua nga policia e Lushnjes, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 33-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, nga ekzaminimi rezultoi se e reja është në muajin e 8-të të shtatzënisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje në bashkëpunim me Prokurorinë Lushnje, ndaluan E. B., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 33-vjeçare e cila është e sëmurë mendore dhe nga ekzaminimet ka rezultuar 8 muajshe shtatzënë.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur”. tha policia në një njoftim për mediat.