Një 56-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u hedhur nga ura. Ngjarja ka ndodhur në Alessandria dhe viktima është një shqiptar emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Mediat italiane shkruajnë se ka qenë një roje aty pranë që ka parë përtokë një portofol dhe më pas ka pikasur një trup që pluskonte në ujë brenda lumit.

Ai ka dhënë alarmin në polici në orën 02.10, dhe menjëherë në vend ndërhynë forcat policore. Pas kësaj, trupi i tij i pajetë u bë e mundur të nxirrej nga lumi dhe kanë niset hetimet për të zbardhur shkakun.