Elsa Çuni është një 56-vjeçare e cila këto ditë të ftohta dimri po ngroh këmbët e shumë qytetarëve të moshave të ndryshme. Ajo ngroh këmbët e njerëzve, duke ngrirë akull vetë. Për çdo ditë, Elsa qëndron tek një prej bordurave pranë sheshit "Azem Hajdari". Aty thur me shtiza çorape leshi të cilat i shet me pas.

Gruaja që në këtë të ftohtë nuk qëndron në shtëpi ka mjaft probleme ekonomike. 56-vjeçarja nuk e ka arritur moshën e pensionit, ndërsa bashkëshorti prej vitesh është i sëmurë. Bashkëshorti përfiton 10 mijë lekë në muaj krejtësisht të papërfillshme për shpenzimet që ka familja.

Nuk ka asnjë të ardhur tjetër ndërsa fëmijët kanë krijuar familjet e tyre. Në mungesë të të ardhurave, Elsa ka gjetur një mundësi mbijetesë. Thur çorape, ngroh njererëzit duke bërë të mundur edhe një fitim të vogël me të cilin mban frymën gjallë.

K.H.