30 prill 2014 – Njërën dorë te gjoksi i zbuluar dhe shoqërimi i gjithçkaje me vështrim të egër. Edhe në moshën 56-vjeçare, Sharon Stone vazhdon të bëjë femrën fatale, në një shërbim fotografik për revistën "GQ". Aktorja që për momentin është një mama "single" e tre fëmijëve, ka dëshirë të mahnisë ende me hiret dhe bukurinë e saj.

"Kanë kaluar plot 22 vjet nga filmi 'Basic Instict" dhe është fantastike të qëndrosh një "sex symbol" edhe me kalimin e viteve",- thotë ajo.

Po sa ka ndryshuar jeta e saj seksuale me kalimin e kohës: "Eshtë përmirësuar shumë. Jamë më selektive, nuk bëj seks në vazhdimësi apo me këdo. Jo më! Ndonjëherë më ndodh që të bëj seks pas shumë kohësh, sepse nëse nuk më intereson asgjë nga një burrë, nuk shkoj me të në shtrat".

Po familjen ideale a vazhdon ta ëndërrojë ende Sharon? – "Unë do të doja thjesht një partner për të kaluar vitet e mbetura. Jam gati për takimin me njeriun e duhur – mjaftohet të thotë.

Ndërkohë pyetjes se cili është mashkulli më 'chic' i përgjigjet mjaft thjesht: – Papa Francesku…". 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/