Dy muajt e parë të vitit 2024 kanë shënuar një numër rekord aksidentesh automobilistike krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Bazuar në të dhënat e INSTAT, në muajt janar-shkurt janë regjistruar 270 aksidente rrugore, shifër kjo 57% më e lartë se janar shkurti i vitit 2023. 

Të dhënat e fundit të raportuara nga ekspertët e statistikave i përkasin muajit shkurt, ku vërehet se kanë ndodhur 108 aksidente, shifër kjo 22.7% më e lartë se shkurti i vitit 2023. 

Nga aksidentet e një muaji më parë kanë mbetur të vrarë apo të plagosur 149 persona. 

Sa i takon atyre që kanë shkaktuar aksidentin të dhënat zyrtare konfirmojnë se problematikë vijon të mbetet sjellja e shoferëve në timon, 78,7 % të rasteve ndërkohë që grupmosha problematike gjatë shkurtit ka qenë ajo 45-59 vjeç. 

Nga përpunimi i të dhënave Instituti i Statistikave ka dalë në përfundimin se në muajin e dytë të vitit, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 25,0 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.