Gati 300 mijë euro janë sekuestruar nga seksioni kundër krimit ekonomik në Policinë e Vlorës. Zyrtarisht bëhet me dije se janë sekuestruar 298 mijë e 324 euro në dy llogari bankare të 57-vjeçares me iniciale T.B.

Nga burime konfidenciale të Policisë së Vlorës mësohet se shumat e parave janë transferuar nga një bankë e huaj nga djali i 57-vjeçares. 

Policia dyshon se paratë janë produkt nga aktiviteti kriminal i të birit. Policia dhe Prokuroria kanë regjistruar procedimin penal për pastrim parash.