Policia Kufitare e Durrësit ka "kapur mat" një 57-vjeçar i cili ka tentuar të kalojë kufirin nga porti me dokumenta false.

Nga burimet zyrtare mësohet se ditën e djeshme shtetasi N.U., është kapur në P.K.K. Port Durrës, me një pasaportë e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës për veprën penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", neni 189 i Kodit Penal.