Sërish shifra tronditëse nga Italia. Autoritetet raportojnë se kanë humbur jetë 578 persona gjatë 24 orëve të fundit.
Kështu, ka shkuar në 21.645 numri total i viktimave nga ky virus vdekjeprurës, që po bën kërdinë në mbarë botën.
Ndërsa numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 165.155, ku ditët e fundit ka pas një rënie të numrit të të prekurve.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka mbërritur ne 38.092 persona, 962 më shumë sesa të martën.
Nga ana tjetër, numri i personave të prekur nga Covid-19 është 105.418, 1.127 më shumë se dje.





