Një 58-vjeçar ka rënë nga ballkoni mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas policisë shtetasi SH.B ka humbur jetën menjëherë pas rënies nga lartësia, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat, nëse kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale apo të qëllimshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Paraprake:

Rreth orës 04:50, të mëngjesit të sotëm, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Sh. B., rreth 58 vjeç. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.