- COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2615 testime, 528 të shëruar, 580 raste të reja dhe 11 humbje jete në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet, të shmangni grumbullimet dhe të festojnë brenda familjes së tyre të vogël. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi festa të shëndetshme dhe të parandalojmë përhapjen e virusit SarsCov2.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit:
Janë kryer 2615 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
185 raste në Tiranë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Lezhë, 23 raste në Shkodër dhe Elbasan, 21 raste në Fier dhe Sarandë, 20 raste në Durrës, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Kukës, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Berat, 13 raste në Dibër, 11 raste në Korçë, 10 raste në Kavajë, Tepelenë, Skrapar, 9 raste në Mirditë dhe Kuçovë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Kamëz, Divjakë, 6 raste në Devoll, Mallakastër, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Pogradec, 5 raste në Krujë, Gramsh dhe Vorë, 4 raste në Bulqizë, 3 raste në Has dhe Peqin, 2 raste në Pukë, Belsh, Kolonjë, Klos, 1 rast në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Shijak, Maliq.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.
Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 59-82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
COVID-19 – Statistika (18 Dhjetor 2020)
- Raste të reja ditore 580
- Të shëruar në 24 orë 528
- Të shtruar në spitale 382
- Humbje jete në 24 orë 11
- Testime ditore 2615
- Testime totale 234.512
- Raste pozitive 52.004
- Raste të shëruara 27.426
- Raste Aktive 23.512
- Humbje jete 1066
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 12646
- Fier 1729
- Durrës 1366
- Shkodër 1249
- Vlorë 1138
- Korçë 1080
- Elbasan 986
- Berat 948
- Lezhë 934
- Gjirokastër 549
- Kukës 477
- Dibër 410





