Bajamet gjenden kudo, që nga sallatat e deri te ëmbëlsirat tuaja të preferuara.

Këto fruta të thata dhe të vogla janë një depo lëndësh ushqyese, por a jeni të vetëdijshëm për efektet anësore të bajameve që mund të ndodhin nëse konsumoni më shumë se sa duhet? Megjithëse përbërësit e shëndetshëm në bajame i bëjnë ato një burim ideal për ata që janë në palestër që kërkojnë kontrollin e peshës dhe shëndetin e zemrës, ngrënia e tyre në moderim është çelësi për të ‘korrur’ të gjitha përfitimet e tyre shëndetësore. Tejkalimi i knosumimit të tyre ju bën të ndiheni çuditshëm, jo mirë dhe mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Efektet anësore të bajameve

Zakonisht, bajamet konsiderohen të shëndetshme, kështu që secili prej nesh po i drejtohet këtyre burimeve ushqyese për të qëndruar në formë me shëndetin fizik dhe mendor. Nga ana tjetër, disa studime tregojnë se konsumimi i tepërt i bajameve mund të sjellë probleme të mundshme shëndetësore. Disa efekte anësore të zakonshme të bajameve dhe masat paraprake që duhen marrë gjatë ngrënies së tyre janë:

Shtim i padëshiruar në peshë

Kur flasim për bajame duhet të kemi parasysh se konsumimi i 20-25 kokrra bajamesh është zakonisht i shëndetshëm, ngrënia e tyre mbi ushqime të pashëndetshme ose të përpunuara mund të grumbullojë disa kilogramë më tepër në trupin tuaj. Kjo është veçanërisht e vërtetë për njerëzit me aktivitet të ulët fizik. Kështu, zëvendësimi i ushqimeve tuaja të zakonshme me një grusht bajame çdo ditë, është një super zgjidhje.

Alergjitë

Bajamet zakonisht janë të sigurta për konsum për shumicën e njerëzve. Megjithatë, ato mund të shkaktojnë alergji në disa raste. Nëse jeni diagnostikuar me një alergji ndaj frutave të thata, duhet të shmangni ngrënien e të gjitha llojeve të tyre, përfshirë bajamet. Simptomat e zakonshme të alergjisë orale të shkaktuara për shkak të konsumimit të bajameve përfshijnë dhimbjen e fytit, kruajtjen te buzët, gjuha dhe mund të shkaktojë edhe faqet e fryra.

Konsumimi i tepërt i bajameve mund të çojë gjithashtu në reaksione të rënda alergjike si anafilaksia. Njerëzit të cilët janë të prirur ndaj alergjive të rënda të bajameve si anafilaksia mund të përjetojnë urtikarie, të përziera, zë të ngjirur, vështirësi në frymëmarrje, presion të ulët të gjakut, etj.

Marrja e tepërt e vitaminës E

Bajamet njihen për përmbajtjen e pasur të vitaminës E dhe konsiderohen të shkëlqyera për rritjen e flokëve. Megjithatë, konsumimi i tyre mund të çojë në një mbidozë të vitaminës E në trupin tuaj. Një tepricë e vitaminës E në trup mund të pengojë proceset e koagulimit të gjakut të trupit tuaj dhe madje mund të çojë në pasoja serioze si hemorragjia.

Gurët në veshka

Gurët në veshka mund të jenë vërtet të dhimbshëm dhe ju vënë në rrezik më të madh për të vuajtur nga infeksionet e veshkave dhe të traktit urinar. Ndërsa bajamet konsiderohen të shëndetshme për shumicën e njerëzve, ato janë të larta në oksalate dhe njerëzit me gurë në veshka duhet të shmangin ngrënien e tepërt të bajameve. Kjo është për shkak se oksalatet e zorrëve si ato që gjenden te bajamet rrisin rrezikun e vuajtjes së mosfunksionimit të veshkave dhe formimit të gurëve në veshka. Thuhet se oksalatet nga bajamet janë më të disponueshme dhe 100 gramë bajame mund të përmbajnë deri në 470 miligramë oksalate.