Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në plazhin e Qerretit, Kavajë, ku një pushues 59-vjeçar ka humbur jetën menjëherë pasi ka hyrë në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi K. Gj., banues në Tiranë. Dyshohet se ai ka pësuar një arrest kardiak në momentin që ka hyrë në ujë, çka ka sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Njoftimi i policisës:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në Qerret, shtetasi K. Gj., 59 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak, kur ka hyrë në det, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 59-vjeçarit.