KORCE, 1 prill 2013 – Një 59-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen numër 4 në Korcë. 

Nga hetimet paraprake mësohet se viktima Polikron Xhaferri jetonte i vetëm, ndërkohë që dyshohet se ka vdekur para 10 ditësh. 

Burime policore bëjnë me dije se era e rëndë i ka detyruar fqinjët të bëjnë denoncimin në komisariat. 

Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që dyshohet se 59-vjeçari ka vdekur nga alkooli.