Bashkë me vendin e vogël ballkanik në këtë ditë u pranuan dhe 15 shtete të tjera me peshë

DURRËS, 14 dhjetor 2014 –  Shumë shtete kanë përkujtuar anëtarësimin në OKB. Është e çuditshme që më 14 dhjetor 2014, Tirana zyrtare nuk ka përmendur faktin se 59 vjet më parë, më 14 dhjetor 1955, Shqipëria u fut në OKB.

Bashkë me vendin e vogël ballkanik në këtë ditë u pranuan dhe 15 shtete të tjera me peshë si Austria, Bullgaria, Kamboxhia, Cejloni (sot Sri-Lanka), Finlanda, Hungaria, Republika e Irlandës, Italia, Jordania, Laosi, Libia, Nepali, Portugalia, Rumania dhe Spanja. 

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/