Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për personat e pandehur për dosjen “5D”. SPAK kërkoi dënimin e 3 drejtorëve të Bashkisë dhe 4 të pandehurve të tjerë, përfaqësues të Bashkisë dhe kompanisë “5D”.

Konkretisht SPAK, ka kërkuar 11 vite burg për ish-drejtorin e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, 9 vite burg për ish-drejtorin Mariglen Qaton dhe 4 vite për Taulant Tushen.

Ndërsa, për të pandehurit e tjerë, SPAK kërkoi 2 vite burg për Albano Jankun dhe 3 vite burg për Enton Punavijan dhe Julian Zanaj, 7 vite burg për Nestor Muhametllari. Krahas dënimit, SPAK kërkon që të pandehurit të mos ushtrojnë funksione publike për 5 vite.