Në 20-vjetorin e emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu ka ndërruar për herë të parë rolin. Në këtë mbrëmje speciale, gazetari u intervistua nga kryeministri Rama.

Një nga pyetjet e kryeministrit për Fevziun ishte: “Cilat kanë qenë 3 vajzat apo gratë e ftuara në 20 vjet “Opinion” që i kanë lënë më shumë mbresa për nga bukuria, hijeshia dhe sharmi?”

Gazetari e pati pak të vështirë të përzgjidhte, por në fund zgjodhi 3 politikanet më interesante sipas tij: Majlinda Bregu, Grida Duma dhe Mesila Doda.

Ndërsa nga showbizi zgjodhi modelet Afërdita Dreshaj, Xhesika Berberi dhe këngëtaren Bleona Qereti.