DURRES– Besimtarët kremtojnë ditën e shënuar
Në kalatën nr 5 të portit në Durrës 4 të rinj u vunë në gare për gjetjen e kryqit. Fituesi 22 vjeçar Klajdi Beta uroi të gjithë besimarët.
Në Elbasan u hodhën dy kryqe për Ujin e Bekuar. Në kishën “Shën Maria” në Kala kryqi i hedhur nga at Nikolla Marku u gjet nga 11 vjeçari Nikolla Xhufka kurse në kompleksin “Ajek”, kryqi i hedhur nga peshkopi Andon u gjet nga 18 vjeçari Marvin Shëngjergji.
Në Fier, kryqi nuk u hodh sipas traditës ne Gjanice. Ndotja e tij i çoi besimtarët në shatërvanin e qytetit. Kryqi në ujë u gjet nga 14 vjeçari Vangjel Gjonaj.
Edhe në Korçë ndryshe nga vitet e tjera, ceremonia e hedhjes së kryqit u mbajt në lulishten kryesore të qytetit. Kryqi në shatërvan u kap nga 19 vjeçari Marjuz Vinçani.
Vlonjatët i janë drejtuar burimit të Ujit të Ftohtë apo atij brenda kishës ortodokse për të marrë ujin e bekuar që më pas ta shpërndajnë nëpër shtëpitë e tyre, si një shenjë mbarësie për jetët e tyre.
6 janari, dita e “Ujit të bekuar” përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët ortodokse.





