31 korrik 2014 – Këto janë 6 mënyrat e seksit që duhet t’i provoni

 

Seksi si partner mbështetje

Shumica mendojnë se për seks nevojitet një atmosferë dhe disponim i mirë, por nëse presim një gjë të tillë, shumë herë nuk ndodh asgjë. Kur kjo mungon në skenë hyn ‘seksi si mbështetje’. Ky është seksi i cili ndodh ndërsa në njërën anë nuk ka disponim të vërtetë seksual. Kjo ka të bëjë me dhënien e partnerëve dhe ruajtjen e një disponimi të mirë në lidhje. Edhe pse kjo do të jetë vetëm seks mesatar, çifti megjithatë do të vazhdojë të ofrojë një ndjenjë lidhshmërie, kënaqësie dhe intimiteti.

Seks i cili i zgjeron horizontet

Shumë çifte të cilët kanë lidhje të gjatë dëshirojnë risi, joshje. Kjo në një lidhje shumëvjeçare me partnerin mund të arrihet, prandaj së bashku  provoni gjëra të reja, duke i lëvizur kufijtë e tyre dhe së bashku zgjeroni horizontet.

Seksin mund ta përmirësoni me vet praktikimin e pozicionit të ri. Pa përmbajtje mund të provoni disa gjëra që i keni parë në filmat porno. Ankthi do t’ju bashkojë dhe do te përforcojë besimin midis juve.

Seks në pushim veror

Në pushim veror çiftet në përgjithësi janë të pakujdesshëm, që do të thotë se janë shumë të hapur për gjëra të reja. Entuziazmin që është lindur në pushime, çifti mund ta transferoje edhe në shtëpi

Seks pajtimi 

Edhe pse vlen rregulla për çiftet se në shtrat nuk guxojnë të shkojnë të zemëruar, ndonjëherë zënka është ajo që mund të çojë në një seks të paharrueshëm. Ne seksin që ndodh pas një zënke, i gjithë zemërimi transformohet në një pasion agresiv i cili juve në fund ju qetëson dhe ju kënaq. Pas zënkës, partnerët janë gjithmonë emocionalisht të hapur dhe të pambrojtur, që janë kushte të shkëlqyera për lidhshmëri intensive fizike dhe psiqike.

Kur jeni në depresion, të trishtuar dhe të vetmuar, seksi është një zgjidhje e shkëlqyer për përmirësimin e disponimit

Seks ngushëllimi

Kur jeni në depresion, të trishtuar dhe të vetmuar, seksi është një zgjidhje e shkëlqyer për përmirësimin e disponimit. Pse? Për shkak se ajo është vetëm e kundërta e çdo gjëje të numëruar. Në rast se në ato momente ndjeheni keq nuk keni dëshirë të flisni, në vend të kësaj, me partnerin me të cilin mund të gjeni strehim dhe me një seks butë dashurie. Dëshira për afërsinë fizike dhe butësi është asgjë e pazakontë në ato momente kur keni nevojë për ngushëllim..

Seks i egër

Pa marrë parasysh se sa kohë jeni bashkë, ndonjëherë duhet të përjetoni seks të egër, të nxehtë dhe djersitës. Për çiftet që janë në lidhje per nje kohë të gjatë seksi i egër eshte një përkujtim i shkëlqyer për fillimin e lidhjes.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/