Brazil, 21 qershor 2014 – Sikur të mos mjaftonte atmosfera unike që krijohet në stadiumet e botërorit kur këndohet himni i Brazilit, sikur të mos mjaftonin lotët e Thiago Silvës, apo Neymar me shokë kur hyjnë në fushë për të shpjeguar se sa intensivisht e përjetojnë 5 herë kampionët e Botës presionin e Botërorit, për të na bërë ta kuptiojmë më mirë shërbejnë dhe plot 6000 letrat që morën David Luiz dhe Marcelo ndërsa prezantoheshin në sallën e konferencave të shtypit. Dy mbrojtësit e Selecaos të prekur nga gjesti i tifozëëve, përsëritën në kor para gazetarëve se dëshironin të plotësonin me çdo kusht kërkesave të tifozëve duke e kaluar grupin si kryesues të tij.
“Është një ndër gjërat më emocionuese që më ndodh gjatë karrierrës. Është një nder të përfaqësoj njerëzit tanë, nëse fitojmë do të bëjmë të lumtur një vend të tërë”. Ishin këto fjalët e para të David Luiz teksa fliste menjëherë pas dorëzimit të postës së pazakontë.
Mundësitë për të transformuar shpresat e tifozëve në realitet janë që optimal, pasi të hënën Brazili do të përballet me një Kamerun të eliminuar dhe të privuar nga dy element thelbësorë si Samuel Eto’o dhe Song. Por djemtë e Scolarit duhet të heqin presionin dhe të bindin skeptikët e shumë, numrii të cilëve është rritur pas baarazimit me rrjeta të paprekura kundër Meksikës, dhe që nuk ngurrojnë të hedhin dyshime mbi potencialin e Neymar me shokë. 6000 tifozë iu kanë shkruar dhe tani presin një përgjigje, ndërkohë klima që përcjellin David Luiz dhe Marceloa është tejet pozitive, mjafton t’i shohësh të shtien tekse-çift për të vendosur se cili prej tyre do të flasë i parë në sallën e konferencave të shtypit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





